Menaxheri Emery e dëshiron Ozilin jashtë Arsenalit

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Sipas Daily Mail, menaxheri Unai Emery e ka humbur besimin tek sulmuesi gjerman, Mesut Ozil.

Prandaj Emery dëshiron që Ozil të largohet nga skuadra e Arsenalit sa më shpejt që është e mundur, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Raportohet se ka shumë gjasë që futbollisti me origjinë turke të largohet nga skuadra angleze në fund të këtij muaji.

Kujtojmë se mesfushori Mesut Ozil i cili luan edhe si sulmues, konsiderohet si një ndër lojtarët më të shkathtë në botë.

https://youtu.be/XbHw3GW9lUc
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme