Menaxhimi i parasë publike nga Qeveria Kurti – si në socializëm

Prishtinë | 27 Pri 2023 | 14:16 | Nga Avdullah Hoti

Menaxhimi i parasë publike nga Qeveria Kurti është sikur në kohën e socializmit.

Në atë sistem, “qeveria ta thyente këmbën, e mandej ta jepte një shkop për tu mbajtur”. Kjo e përshkruan në mënyrën më të saktë punën e kësaj qeverie.

Ja pse:

  1. Për bizneset: I bllokoi projektet kapitale, si rezultat ekonomisë i mungojnë 500 mil euro, e mandej i ndihmoi bizneset me ligjin për indeksim të kontratave për investime kapitale. Rriti faturat e energjisë për bizneseve, e mandej i subvencionoi bizneset për energji.
  2. Për qytetarët: E shtrenjtoi dy herë energjinë, e në anën tjetër i subvencionoi për shpenzimet e energjisë. E dyfishoi tatimin në pronë, e mandej ua fali 100 euro.

Kjo qasje e shpenzimeve publike është socialiste, sepse njerëzit po varfërohen dhe po bëhen të varur nga shteti. Socializëm është kur 41% e buxhetit shpenzohet në subvencione dhe transfere, e vetëm 15% në investime.

Të ngjashme