Lufta speciale që po bëhet ndaj kryetarit Arifi po krijon ngërçe artificiale për të pamundësuar dhe për ta bër të padukshme dorën e komunës dhe kryetarit Shqiprim Arifi në projektet komunale!
Plaçkaxhinjt janë bër bashkë për ta futur edhe një herë në dorë komunën dhe për ta trajtuar si plaçkë qysh e kanë trajtuar edhe në të kaluarën. Kjo kaskë politike të falë gjithçka përveç suksesit e këtë po e shohim për të disatën herë në komunën e Preshevës.
Abuzuesit më të paskrupullt të pushtetit ata që i vranë edhe shpresën qytetarit për dekada me rradhë nuk po mund të pajtohen me punët e mira që po bën komuna ata po bëhen gurë në rrugë dhe barrierë vështirë e kalueshme për të realizuar projektet e filluara.
Më posht po i cekim disa punë të mira nga pushteti aktual: Hapja e një Fabrike e cila në fillim ka punësuar 80 puntorë e që synon të punsojë deri në 200 punëtor.
Renovimi në tërsi i shkollave të cilat ishin në gjendje të mjerueshme. Rregullimi i dy parqeve, ku Presheva ishte i vetmi qytet pa parkë. Ndërtimini i objektit të ri të Emergjencës.
Renovimi në tërësi i Shqtepisë së shëndetit, punë kjo që do të fillojë shumë shpejt. Subvencionimi i bujqëve për herë të parë në Komunën e Preshevës. Rregullimi i Zonës Industriale, projekt ky i zvarritur 15 vjet nga paraardhësit e Shqiprimit. Rregullimi i rrugës së Karposhit, projekt ky që të tjerët as nuk guxun kurr ta fillojnë.
Asfaltimi i rrugëve në Karadakun e Preshevës, rrugë të cilat kurr nuk ishin në planet e te tjerëve. Efikasitet dhe modernizim te admnistratës së Komunës së Preshevës. Rritja e numrit të të punësuarve në sektorin publik dhe atë privat.
Kujt po i pengon ky sukses kush janë njerëzit me të kaluar të dyshymt që po i kontribojnë të keqes, ndarjes e përçarjes? Kush janë ata që edhe ëndrrat i shohin në Beograd e këndej na hidhen si patriotë e e kaluara e tyre është njollë njollë e pika pika.
Populli i di edhe ai di të flasë sa here t’i jipet fjala e këtë e kemi parë sa herë i’u kemi drejtuar kutive të votimit. Gjendja aktuale e krijuar në komunën e Preshevës mund t’i zvarrisë por asesi ti ndalë projektet e nisura dhe vullnetin e hekurt të një njeriu të sinqert!