Një vit zhvillime pa epilog!

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 11:53 | Nga Naim Ramizi

Zhvillimet politike të këtij viti kanë ngjallur shpresën e shqiptarëve të Luginës se do të bashkohen me Kosovën. Të ndodhur pa shpresë për të ardhmen e tyre në pamundësi për të realizuar te drejtat e tyre qytetare, të diskriminuar në çdo sferë të jetës, shqiptarët e Luginës kanë mbetur sy e veshë nga Kosova.

Presidenti i Kosovës dhe ideja e tij për korrigjim kufijsh është mirëpritur në Luginë dhe është parë e rrezikshme në Kosovë.

Një disponim i theksuar kundër kësaj ideje i shfaqur edhe në masën e gjerë popullore ishte më shumë kundër Thaçit se sa kundër idesë së tij.

Të entuziazmuar me idenë e presidentit u panë të jenë edhe liderët e Luginës mirëpo ata asnjëherë nuk arritën të bëhen pjesëmarrës të kësaj ideje por mbetën spektatorë duke e lavdëruar Thaçin.

Në anën tjetër qytetarët e rëndomtë të Luginës duke i parë reagimet e masës së gjerë popullore të Kosovës kundër shkëmbimit nuk hezitonin të thonin se Kosovarët nuk na duan.

Krejt kjo përshtypje ishte krijuar nga mungesa e komunikimit dhe arsyetimi i paqëndrueshëm i Kosovarëve e që faktikisht nuk lidhej me idenë por me njeriun që ishte ideator!

Keqkuptimi dhe ndarja mes neve edhe atyre duhet të largohet njëherë e mirë.

Ne edhe ata jemi të njëjtë, ne nuk dallojmë edhe pse gjithmonë ka pasur tendencë për të gjetur ato pakë pika që na ndajnë dhe duke tejkaluar gjitha ato që na bashkojnë!

Realizimi i idesë së presidentit Thaçi pra bashkëngjitja e Luginës me Kosovë do të ishte shpëtimtare për shqiptarët e Luginës përndryshe Lugina po mbetet tokë e boshatisur dhe nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli Lugina do të ketë fatin “Çamëri”!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme