Strategjia për përballje në Apel me Specialen, Hargreaves-Konjufcës: Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve ekzistuese

Prishtinë | 04 Nën 2026 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, në një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, tha se ka diskutuar për partneritetin ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, si dhe për çështjet me të cilat përballen Kosova dhe rajoni më gjerë.

Hargreaves tha se me kryediplomatin kosovar foli edhe për rolin e Grupit Punues që u forma për të hartuar strategjinë pas vendimit dënues të Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së.

“Diskutuam gjithashtu për rolin e rëndësishëm të Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Procesin e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në sigurimin që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj ekzistuese ndërkombëtare dhe të vazhdojë të respektojë sundimin e ligjit”, tha Hargreaves.

Të ngjashme