Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) dhe Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë (SHUKALB) nisën në vitin 2013 traditën e organizimit të një konference dhe ekspozite të përbashkët Ballkanike.
Ky aktivitet mbahet çdo vit, një herë në Prishtinë dhe një herë në Tiranë.
Këtë vit, u organizua konferenca dhe ekspozita e katërt e Përbashkët Ballkanike në Tiranë, me temë “Uji dhe Punësimi”.
Me këtë rast mori pjesë edhe zëvendës ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mendim Rugova, i cili edhe mbajti fjalë rasti.
Këto konferenca janë shndërruar në ngjarje të ndarjes së informacionit në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor, me një audiencë prej mbi 450 pjesëmarrës nga Rajoni i Ballkanit dhe më tej, konferenca ofron një platformë ku profesionistë të ujit, politikbërësit, dhe profesionistëve të biznesit nga sektori mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.
Si tradicionalisht, Komiteti organizativ ka planifikuar një tjetër ambient të madh për ekspozitën ku do të marrin pjesë një rrjet i gjerë kompanish të sektorit privat që ofrojnë produkte, teknologji dhe shërbime për sektorin e ujit.