Mendoza la pas verën tragjike për të shpërthyer në Ligue 1

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Stiven Mendoza kishte ngecur në trafik në një rruge tipike të ngjeshur në Medellin, qyteti i dytë më i madh në Kolumbi dhe i njohur për egërsinë që sjellin bandat kriminale. Derisa kolumbiani ishte në veturë duke pritur, një skuter me dy persona që mbanin helmeta në kokë, u ndalën aty pranë.

Njëri prej personave ia hapi derën e veturës, duke ia drejtuar armën në fytyrë Mendozas 27-vjeçar, përpara se t’ia merrte paratë dhe stolitë që mbante. Pasi e plaçkitën, hajdutët u larguan me shpejtësi. Mendoza mendoi se ky ishte momenti më i errët i një vere tërësisht traumatike për yllin e ekipit nga Franca, Amiens, shkruan sot Koha Ditore.

“Për një moment u stepa, por pak minuta më vonë e mora veten dhe vazhdova rrugën në shtëpi. Isha i bindur se ky ishte një prej momenteve më të errëta në jetën time, por më vonë e kuptova se kjo nuk ishte asgjë me ndodhinë që pasoi”, kujton Mendoza.

Ai ishte lejuar nga Amiensi të kthehej në Kolumbi për të menduar për të ardhmen e tij dhe potencialisht të sigurojë një lëvizje larg kampionatit francez, pasi nuk arriti të lërë përshtypje prej se iu bashkua skuadrës franceze në vitin 2018 nga Corinthiansi. Me vetëm katër gola në 41 paraqitje për Amiensin, Mendozas iu dha leje për të reflektuar dhe të marrë një vendim të rëndësishëm që kishte të bënte me karrierën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme