Ka dy ditë në vendin tonë po mbretëron mot i lig me reshje të borës e i shoqëruar me stuhi të forta.
Për shkak të këtij moti, shumë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa si gjithnjë Istogu për shkak të pozitës gjeografike, mbetet një nga vendet më të goditura nga erërat.
Ndonëse deri më tani s’raportohet për persona të lënduar, megjithatë dëmet materiale janë të shumta.
Përmes këtyre imazheve mund të shihni se si gjeti mëngjesi i sotëm Istogun.