Mëngjesi me “smoothie” të gjelbër për më shumë energji

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 10:50 | Nga

Lëngu i quajtur “Super 7” përmban shtatë ushqime shumë të shëndetshme, të cilat së bashku formojnë një ‘bombë’ me vitamina.

Smoothie e gjelbër, recetën e të cilit e gjeni më poshtë, është fantastik për ta nisur ditën pasi merrni vitaminat e duhura që do t’iu mbushin me energji.

Përbërësit:

2 filxhanë qumësht bajamesh

1 banane

1 portokall

Gjysmë filxhani mjedra

5 luleshtrydhe të madhësisë së mesme

3 gjethe të freskëta spinaqi

2 filxhanë me akuj

Përgatitja:

Pastroni të gjithë përbërësit, qërojini dhe preni në copa të vogla. Më pas, vendosni të gjitha në blender (mikser elektrik) derisa masa të jetë homogjene.

Konsumojeni këtë lëng të freskët. Ju bëftë mirë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme