Mëngjesi ideal që do t’ju mbajë të ngopur gjatë gjithë ditës. Vesa ju jep ndjesinë e ngopjes për shkak të sasisë së proteinave që ka.
Për t’i bërë vezët e pjekura t’ju shijojnë më shumë, kombinojini me qumësht, djathë dhe disa përbërës të tjerë.
Përbërësit
4 vezë
2 lugë gjelle gjalpë
1 gotë qumësht
1 lugë gjelle miell misri
1/8 lugë caji pluhur pjekje
½ gotë djathë
1/4 lugë gjelle kripë
Piper
Përgatitja
Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 200 gardë Celcius. Hidhni vezët në një tas mesatar dhe rrihini me një pirun. Shtoni më pas gjalpin, qumështin, miellin e misrit, pluhurin pjekës, pak kripë dhe piper të zi. Në fund shtoni djathin dhe përziejini të gjithë përbërësit. Hidheni përzierjen me vezë në tasa të vegjël qeramike dhe vendosini në furrë . Lërini të piqen për 15-20 minuta.