Menjëherë pas Vitit të Ri, në disa lokale shtrenjtohet qethja në Mitrovicë
Trendin e ngritjes së çmimeve si duket po e ndjekin edhe berberët dhe frizerët.
Kohëve të fundit, në disa komuna të vendit është vërenjtur shtrenjtim i çmimeve nga berberët dhe frizerët.
Edhe në Mitrovicë çmimi për qethje ka filluar të ndryshojë.
Një qytetar i ka thënë “Jepi zë”, se çmimi i qethjes në lokalin ku zakonisht i ka prerë flokët, kishte ndryshuar sot.
Ai i ka thënë gazetës, se çmimi është ngritur për 0,50 cent.
Një gjë e tillë ka rënë në sy edhe në Prishtinë dhe zonat përreth, ku çmimet për qethje janë ngritur me nga 0.50 cent, 1 euro, e në disa raste edhe më shumë se aq.