Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, ka marr pjesë në fillimet e punimeve në rrugën në rrugën “2 Maji”, një ndër investimet më të rëndësishme infrastrukturore të kësaj zone, raporton Ekonomia Online.
Idrizi tha se ky projekt kap vlerën e mbi 2 milionë e 500 mijë euro, dhe se është një projekt i kompletuar me të gjithë infrastrukturën.
Ai shtoi se projekti do të përmirësoj ndjshwm sigurinë dhe cilësinë e jetës për banoret e zonës, duke kontribuar gjithashtu në zhvillimin e infrastrukturës së qytetit.
“Sot filluam realizimin e projektit të rrugës ‘2 Maji’ që është një projekt i kompletuar që përfshinë infrastrukturën rrugore, rregullimin e shtrati të lumit, ujerat atmosferike, ujerat fekale, është komplet projekti me gjatësi diku 2800 metra dhe vlera e projektit e kap shumë 2 milion e 500 mijë euro. Është e rëndësishme sepse kjo pjesë është para lagje e qytetit dhe ky lum bëhet i rrëmbyeshëm kur ka të reshura dhe shpesh herë i ka marr banoret dhe po zgjidhet ky problem”, ka thënë ai.