Mentor Shala: Armend Muja s’po më përgjigjet prej që u bë deputet i VV-së, kemi qenë miq

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësdrejtori i RTK-së, Mentor Shala ka folur për deputetin e VV-së, Armend Muja, që dikur ishte analist i zgjedhjeve në televizionin publik.

Shala në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Muja ka pasur kontratë si analist për zgjedhje, ndonëse thotë se nuk është në dijeni nëse ka pasur ndonjë raport kontraktual tjetër me RTK-në.

“E di që kontratë ka pas sa u kon analist, tjetër kontratë nuk e di që ka pas. Armendi s’pe di cka ka mujt me pas tjetër me neve. S’pom kujtohet naj sen. Projekt nuk e di që ka pas te na Armend Muja”, tha Shala.

Ai madje shtoi se që nga koha kur Muja ka fituar mandatin e deputetit, ai nuk po i përgjigjet Shalës.

“Armendin e kam pas mik, dhe në kohën kur atij i është ngrit aktakuzë, asnjëherë s’ja kemi ndalu, ia kom hap derën në Rtk, për analiza me dhanë. Ka pas edhe rezistencë të stafit, qysh po e thërret këtë. U kam thënë deri sa të vendos gjykata a është i fajshëm apo i pafajshëm, ne e thërrasim.

Prej që u bë deputet i VV-së, le që s’pom përgjigjet, por edhe po del po flet kundër” tha Shala.

Zv.drejtori i RTK-së thotë se ndoshta Muja nuk guxon t’i flasë atij, pasi është deputet i VV-së.

“Nashta i kanë rregullat e veta që s’guxojnë, do njerëz që i targetojnë aty si armiq kështu që i bëjnë me X, e që prej tyre jam edhe unë, muj me thënë që jam duke i parë rrethanat qysh po ndodhin. Atëherë Armendi nashta edhe s’guxon me’m fol, spo e fajësojë”.

Kujtojmë se drejtori i RTK’së, Ngadhnjim Kastrati, ditë më parë i ka reaguar deputetit të LVV’së, Armend Mujës, pasi nuk e la të raportojë në Komisionin Parlamentar.

Kastrati përmes një postimi në Facebook tha se Muja është njëri nga personat që ka pasur kontratë me shërbime në RTK, dyke shtuar se Muja i ka borxh RTK’së.

Të ngjashme