Llapi ka regjistruar një fitore minimale, 1-0, por shumë të rëndësishme në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll kundër Drenicës.
Mentor Zhdrella realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e dhjetë të ndeshjes.
Përkundër rasteve në vazhdim, gola të tjerë nuk pati dhe llapianët arkëtojnë tri pikë të reja në kampionat tepër të rëndësishme.
Tani, klubi nga “Zahir Pajaziti” grumbullon 23 pikë dhe zë vendin e pestë në tabelë, derisa Drenica mbetet në vendin e shtatë në kuotën e 17 pikëve. /Periskopi