Kur mendojmë për lidershipin, priremi të mendojmë në terma hierarkie. Ata që janë “në krye” konsiderohen gjithnjë “liderët” dhe ata që janë në nivele më të ulëta konsiderohen “ndjekësit”.
Pavarësisht faktit se ju keni një pozicion të caktuar, nuk do të thotë se domosdoshmërisht jeni “lider”. Por, shumë prej këtyre njerëzve që janë aq krenarë, janë në të vërtetë lider të tmerrshëm. Duhet të bëni kujdes, sepse sjellje të tilla nuk janë të mira për ju si drejtues.
Nuk zbatoni rregullat vetë, por kërkoni që t’i zbatojnë të tjerët
Këtu gabon gjithmonë një lider. Ju nuk mund dhe nuk duhet të prisni nga të tjerët që ë ntdjekin rregullat, kodet, proceset dhe gjithçka tjetër, nëse ju vetë nuk i ndiqni ato. Nëse nuk vini në punë në orar, mos prisni që të tjerët ta bëjnë këtë gjë. Organizohuni ju fillimisht, pastaj kërkojini stafit tuaj të organizohet. Edhe zakonet tuaja më të vogla ndikojnë tek ata që ju rrethojnë.
Nuk e mbani fjalën
Mënyra më e shpejtë për të humbur respektin si lider është që të thoni se do të bëni diçka dhe të mos e mbani fjalën. Së pari dhe mbi të gjitha kjo nxit zakone të këqija tek ata që ju rrethojnë. Si lider, është e rëndësishme që ju të bëni gjërat që thoni se do t’i bëni. Dhe nëse nuk e bëni këtë, ju duhet të flisni përpara hapur me ekipin tuaj. Për ata që dëshirojnë të ngjiten në shkallët e karrierës dhe të bëhen lider, kjo është një këshillë e rëndësishme.
Nëse doni të rriteni profesionalisht, kjo është një nga mënyrat më efikase për ta bërë këtë. Mbajeni fjalën dhe shumë shpejt njerëzit do të kuptojnë se jeni njeri i besuar dhe se ata mund të mbështeten tek ju. Kjo do t’ju ndihmojë të arrini aty ku dëshironi.
Nuk pranoni gabimet
Disa liderë mendojnë se të pranosh gabimet je një njeri i dobët. Por, nuk është kështu. Të bësh gabime dhe të mos i pranoni ata është një dobësi dyfishe. Nëse bëni një gabim, ose nëse keni gabuar, pranojeni. Kjo do të krijojë besim tek ekipi. Ata do të kuptojnë që jeni në gjendje të bëni një hap pas dhe të merrni përgjegjësitë që ju takojnë.
Premtoni shumë gjëra por nuk i mbani premtimet
Nuk ka asgjë më të keqe për një lider që të bëjë premtime të cilat e dini se nuk mund t’i mbani. Kjo sjell zhgënjim. Dhe ata do të humbasin besimin tek ju.
Kërkoni të jeni qendra e vëmendjes
Si lider, është detyra juaj që të jeni frymëzues, motivues dhe të ndihmoni të tjerët. Liderët e mëdhenj e dinë se si të bëjnë një hap pas dhe t’u japin të tjerëve mundësinë që të arrijnë suksesin. Për sa kohë dëshironi që të jeni në qendër të vëmendjes, me projektorët drejtuar tek ju, do të shfrytëzoni talentin rreth jush dhe do ta pengoni ekipin tuaj që të jetë i suksesshëm.
Kritikoni shumë
Kritika negative nxit pasiguri, frikë dhe ju pengon që të rrezikoni. Nëse stili juaj i lidershipit është i shëndetshëm dhe pozitiv, prisni që edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë me ju, që do të thotë që edhe ju do të vijoni të rriteni dhe të përmirësoheni.
Mendoni se vetëm ju keni të drejtë
Nëse jeni një lider që kërkon të ndërtojë një skuadër, është e rëndësishme të kuptoni që mënyra juaj nuk është domosdoshmërisht e duhura. Mund të jetë një ndër mënyrat e duhura, por nuk është fundi i çdo gjëje. Ju duhet ta kuptoni këtë gjë, ndryshe do të ndikoni te pjesëtarët e ekipit që të mos kërkojnë zgjidhjen më të mirë të problemit.