Mënyrat për të luftuar depresionin

Prishtinë | 25 Qer 2023 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh flitet për depresionin, si një sëmundje, apo çrregullim, i cili ka prekur një numër të lartë individësh. Depresioni nuk është diçka e re në botë dhe sigurisht as në vendin tonë.

Është më mirë të parandalosh së të kurosh, por edhe në këtë fazë mund t’ia dilet mbanë.

Ja disa këshilla:

Ushtrimet fizike janë kaq të domosdoshme për këdo, por më tepër për dikë që vuan nga depresioni

Është e vështirë ndoshta të keni dëshirën për t’u ngritur në mëngjes nga krevati, apo të dilni në natyrë, prandaj duhet ta stimuloni veten për herët e para sa t’ju kthehet në zakon dhe të mësohet trupi. Bëni atë gjë që ju pëlqen: të ecni, të vraponi, të shkoni në palestër, të bëni punë shtëpie apo të punoni kopshtin. Yoga dhe meditimi ndikojnë pozitivisht në këtë aspekt.

Mënyra e të ushqyerit është po aq e rëndësishme

Sot ka raste të suksesshme që po e trajtojnë depresionin vetëm me ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit. Trupi e ndien dhe na e jep reagimin se duhet ta respektojmë dhe ta trajtojmë më me kujdes e përkushtim. Nëse nuk i kushtojmë vëmendje, do të na i dërgojë simptomat menjëherë.

Identifikimi i shkakut do të ishte i rëndësishëm në mënyrë që të dimë si ta trajtojmë

Flisni me familjarët, me miqtë më të ngushtë apo me njerëzit që ju kuptojnë më mirë, por gjithmonë pa e tepruar kur situata vjen në përkeqësim, sepse atëherë do të keni nevojën e specialistëve për trajtim me barna apo me terapi.

Shprehni veten!

Ata që i kanë provuar momentet e depresionit e dinë se çastet për t’u kënaqur janë të pakta. Është nga periudhat në të cilat ju lejohet të bëni shumë gjëra dhe të jeni të justifikuar. Pikturoni, kërceni, bëni muzikë (edhe nëse e dini se nuk keni talent në këtë fushë), shkruani, bëni shtiza, stiloni, bëni foto. Mbi të gjitha gjeni njerëzit e duhur që ju bëjnë për të qeshur, sepse në këto momente mezi e falim një buzëqeshje. Mjafton një ndryshim i vogël pozitiv dhe ky është çasti kur fillon e rimerr veten, fiton besimin se ti mundesh.

Shikoni pjesën më të ndritshme të gjendjes

Depresioni merr kohë për t’u trajtuar, por është një gjendje nga e cila përfitojmë, sepse jemi gjatë gjithë kohës në kontakt me veten. Të jetosh në të tashmen është një nga mënyrat më të mira për të jetuar. Dalai Lama shprehet se dje dhe nesër nuk mund të bëjmë asnjëherë asgjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme