Djali i Sami Lushtakut, Mërgimi, i cili do të jetë pjesë e listës së PDK-së për deputetë të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit, ka nisur edhe aktivitetet e tij bashkë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
“Me #FillimiRi, të rinjtë do të jenë zëri i vendimmarrjes dhe i avancimit të proceseve të rëndësishme të shtetit tonë, shkruan ai në facebook.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
Në takim me strukturat e rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me kryetarin Veseli, morëm mbështetjen e plotë dhe të fuqishme, për të punuar edhe më shumë në rritjen e perspektivës për të rinjtë tanë.
Me #FillimiRi, të rinjtë do të jenë zëri i vendimmarrjes dhe i avancimit të proceseve të rëndësishme të shtetit tonë.