Mërgim Lushtaku nis aktivitetet parazgjedhore përkrah Kadri Veselit

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 11:00 | Nga

Djali i Sami Lushtakut, Mërgimi, i cili do të jetë pjesë e listës së PDK-së për deputetë të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit, ka nisur edhe aktivitetet e tij bashkë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

“Me #FillimiRi, të rinjtë do të jenë zëri i vendimmarrjes dhe i avancimit të proceseve të rëndësishme të shtetit tonë, shkruan ai në facebook.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Në takim me strukturat e rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me kryetarin Veseli, morëm mbështetjen e plotë dhe të fuqishme, për të punuar edhe më shumë në rritjen e perspektivës për të rinjtë tanë.

Me #FillimiRi, të rinjtë do të jenë zëri i vendimmarrjes dhe i avancimit të proceseve të rëndësishme të shtetit tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme