Mërgimtarët nga Italia vizituan Bali Muharremajn

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Disa bashkëatdhetarë që jetojnë në Itali, sot e kanë vizituar kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ata, së bashku kanë biseduar për aktivitetet që Komuna i zhvillon si dhe për aktivitetet e mërgimtarëve në Itali, sepse ata e udhëheqin Shoqatën Kulturore “Zëri i Atdheut”, e cila merret me shumë aktivitete, sidomos për të rinj, në Montebelluna të Italisë.

Muharremaj gjatë takimit, është shprehur: “Jam i nderuar me vizitën e bashkëatdhetarëve tanë cilët jetojnë dhe veprojnë në Itali (Montebelluna)”.

“Këta janë përfaqësues nga Shoqata Kulturore “Zëri i Atdheut” e cila është e angazhuar në shumë aktivitete të cilat zhvillohen atje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme