Mërgimtarët presin mbi 7 orë për të dalë nga Merdara

Prishtinë | 06 Jan 2024 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Pritjet e gjata të mërgimtarëve për të dalë nga Kosova po vazhdojnë edhe sot.

Kështu bënë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Pika kufitare me më shumë fluks dhe pritje të gjata është Merdara, ku pritjet vijojnë me mbi shtatë orë, përcjell Klankosova.tv.

Në pikën kufitare në Jarinje pritjet vazhdojnë të zgjasin deri në tri orë, ndërsa në Mutivodë deri në dy orë.

Më shumë se një orë pritje është edhe te Dheu i Bardhë, kurse në Muçibabë deri në 40 minuta.

pika kufitare
pika kufitare

Të ngjashme