Mërgimtari ndan 100 pako ushqimore për familjet skamnore në Drenas

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 13:33 | Nga

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, mërgimtari nga Suedia, Halim Hoti ne bashkëpunim me organizatën “Ndihmo edhe Ti”, kanë ndarë 100 pako ushqimore për familjet që kanë nevojë.

Këtij aktiviteti i ka ndihmuar edhe Komuna e Drenasit, ku familjet janë përzgjedhur nga Komuna e po ashtu ka siguruar edhe lokacionin dhe kompaninë e shpërndarjes së pakove.

Me këtë rast, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka falënderuar mërgimtarin Hoti dhe organizatën “Ndihmo edhe Ti”, për këto ndihma dhe ka shtuar se Komuna e Drenasit është e gatshme çdo herë ti bashkëngjitet këtyre aksioneve.

Mërgimtari Hoti në Komunën e Drenasit ka ndërtuar 6 shtëpi për familjet ne nevojë, ndërsa për secilën festë, ai ndanë pako ushqimore për qindra familje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme