Mërgimtari nga Zvicra aksidentohet në Ferizaj

Prishtinë | 29 Kor 2022 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Një mërgimtar nga Zvicra është aksidentuar mbrëmë rreth orës 18:30 në Koshare të Ferizajt.

Rastin për Gazetën Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se lëndime të lehta ka marrë një person, derisa janë dëmtuar dy veturat e përfshira.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 18.30 në fshatin Koshare të Ferizajt . Të përshira ishin dy automjete të udhëtarëve, njëri me targa të huaja. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet, lëndime të lehta trupore pëson një person, i cili pasi merr ndihmën e parë mjekësore ne Ferizaj, i njëjti lirohet. Në të dyja rastet ka dalë Njësia e Hetimeve të Komunikaciont Rrugor e Ferizajt e cila po heton rastet”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme