Meridian Ramçaj ka pak ditë që është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Opinionisti i njohur shqiptar pas daljes ka sulmuar vazhdimisht banorët e po ashtu edhe produksionin.
Ai ishte përfshirë në një sherr virtual me vëllanë e Donaldit, Romeo Veshajn, pasi u largua nga formati për shkak të nominimit të aktorit nga Vlora.
Ndonëse është mjaft aktiv në rrjete sociale, Ramçaj vazhdimisht publikon postime duke kritikuar e analizuar ngjarjet që ndodhin brenda.
I njëjti ka publikuar së fundmi momentin kur Arbri nominoi Einxhel, Donaldin dhe Beatrix Ramosajn.
Meridiani tutje thotë se ka një parandjenjë se nuk do të largohet asnjëri prej tyre duke treguar njëkohësisht për skenarin që bëhet.
“Dhe pse kam një parandjenjë se nuk del asnjëri”, u shpreh ai.
Gazetari u eliminua nga gara në nominimin me Donaldin dhe balerinin Ilir Shaqiri.