Merkel dhe Macron sinjalizojnë se samiti i BE-së mund të përmbyllet pa marrëveshje

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë thënë se ata janë të gatshëm që të largohen pa marrëveshje prej samitit të liderëve të BE-së, teksa kanë mbërritur për ditën e tretë të debateve të stërzgjatura rreth kushteve për fondin 750 miliardë eurosh për rimëkëmbje nga pandemia.

Me BE-në e përçarë midis shteteve anëtare veriore dhe atyre jugore, ashtu si edhe lindore dhe perëndimore, presidenti francez dhe kancelarja gjermane kanë sinjalizuar se durimit të tyre është duke i ardhur fundi, me gjithë domosdoshmërinë për t’iu përgjigjur recesionit ekonomik, me të cilin po përballet blloku.

“Po hyjmë në ditën e tretë të negociatave sot, të cilat janë vendimtaret”, ka thënë Merkel. “Në këtë pikë, i kemi tejkaluar mospajtimet e shumta, përfshirë rreth shumës së fondit, si do të menaxhohet ai dhe po ashtu edhe çështjet e lidhura me sundimin e ligjit. Ende nuk mund të them nëse do të ketë zgjidhje. Ka vullnet të mirë, por ka edhe qëndrime të ndryshme”, ka thënë ajo, duke e lënë të hapur mundësinë që samiti të përmbyllet pa marrëveshje, shkruan “The Guardian”, transmeton KOHA.

Pasi që ka mbërritur për samit të dielën, Macroni u ka thënë gazetarëve: “Besoj se është e mundur. Por këto kompromise dhe këtë e them qartë, nuk do të bëhen në dëm të ambicies evropiane”.

Të ngjashme