Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka hedhur poshtë pohimet se ka vendosur një kufi për numrin e refugjatëve që Gjermania do të pranojë çdo vit, siç kërkohet nga partneri i saj, CSU, në Bavari.
“Unë nuk e pranoj kufizimin e numrit të refugjatëve”, tha Merkel për televizionin ARD Gjermanisë, transmeton albinfo.ch
Lideri i Unionit Social të Bavarisë (CSU), Horst Seehofer, tha të martën se partia e tij do të kërkojë të pranohen vetëm 200 mijë refugjatë në vit. Mundësia që Merkel në shtator të jetë përsëri kancelare gjermane varet kryesisht nga konservatorët bavarezë.
“Kufiri për refugjatët mbetet prioritet për CSU-në”, tha Seehofer, i cili konsideron se ende kjo çështje nuk do të jetë shkaku i konfliktit në koalicionin e partnerëve, njoftojnë mediat nga Berlini.