Edhe pse gëzon një mbështetje të gjerë popullore, kancelarja gjermane Angela Merkel nuk i ka shpëtuar incidenteve të zakonshme që ndodhin gjatë fushatave elektorale. Gjatë një mitingu që po mbante partia e saj ne Heldenberg, Merkel u qëllua me domate.
Kancelarja u qëllua me dy domate në krahun e saj të majtë. Por incidenti nuk i prishi aspak qetësinë 63-vjeçares, e cila kandidon për një mandat të katërt si kancelare.
Më shumë se 3 mijë persona u mblodhën gjatë tubimit të Merkelit që u zhvillua në oborrin e universitetit të Heidelberg. Një grup protestuesish e quajtën gënjeshtare kancelaren dhe hodhën drejt saj domate. Duke ju referuar programit të saj mbi emigracionin, protestuesit e quajtën Merkelin, “tradhtare të njerëzve të saj”.