Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se Irani duhet të dërgojë shenja pozitive se do t’i kthehet marrëveshjes nukleare të vitit 2015.
Merkel në një bisedë telefonike që ka zhvilluar me presidentin Iranian Hassan Rouhani ka thënë po ashtu se ky shtet duhet të zbusë bllokimin që u ka vënë fuqive perëndimore, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert ka bërë të ditur se Merkel i ka thënë Rouhanit se ajo ishte e shqetësuar se Irani po shkel marrëveshjen pasi edhe presidenti amerikan Joe Biden thotë se Irani duhet t’i ndërprejë aktivitetet nukleare.