Merkeli synon t’i vërë nën kontroll shtetet gjermane, në luftë ndaj pandemisë

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, synon të vërë kontrollin mbi shtetet federale me qëllim të ashpërsimit të masave kufizuese për ndaljen e valës së tretë të pandemisë.

Qeveria federale pritet që gjatë javës së ardhshme të prezantojë një projektligj të ri, i cili do ta mundësonte marrjen e kontrollit mbi këto shtete federale nga Qeveria qendrore.

Qeveria ka njoftuar se në projektligj janë përfshirë edhe masat e detyrueshme të kufizimit në vendet që kanë nga 100 e më shumë raste të infektimit për 100 mijë banorë.

Te rajonet me më shumë se 200 raste, mësimi nga distanca pritet që të zbatohet përsëri në të gjitha shkollat.

Megjithëkëtë, masat për mbrojtje nga koronavirusi në Gjermani dallojnë nga rajoni në rajon, për shkak të sistemit të decentralizuar federal.

Merkeli dhe disa liderë të rajoneve kanë bërë thirrje për izolim të shkurtër dhe më të ashpër, derisa Gjermania po bën përpjekje për ta përshpejtuar procesin e vaksinimit.

Të ngjashme