Moderatorja simpatike, Jona Spahiu, është bërë nënë për herë të parë. Revista Who shkruan se Jona është bërë nënë e një djali.
Moderatorja ka preferuar që një pjesë të periudhës së saj të shtatzënisë ta mbajë të fshehtë ndaj publikut. Madje dhe këtë moment nuk ka preferuar ende ta ndajë me të tjerët, me siguri për t’i kushtuar rëndësinë e duhur kësaj dite të bekuar.
Kujtojmë se 3 muaj më parë Jona kurorëzoi edhe dashurinë e saj disavjeçare me Frenkli Ymerin.
Pas martesës dhe lindjes së fëmijës Jona duhet të ndihet femër e plotësuar në të gjitha aspektet.