Grupi “Besa Besë”, në vazhdën e fushatës “Mos bli prodhime serbe” i ndau mirënjohje shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, shkruan EkonomiaOnline.
Pronari i ‘Meka Halal Food”, Burim Piraj, thotë se kjo fushatë po shtrihet, por pa presion, vetëm përmes vetëdijesimit.
“Kemi menduar se gjëja më e mirë është kur ne të arrijmë që nëpër shkolla ta fusim një orë mësimorë për historinë. Rinia jonë do të jenë më të vetëdijshëm dhe do të marrin mesazhin. Dhe kemi shpreh dëshirë që t’ju japim mirënjohje me plot meritë. Ju jeni treguar patriote dhe është letër që ka vlerë të madhe”, deklaroi Piraj.
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se jemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk kemi marrë vaksina kineze, dhe nuk do të marrim as produkte.
“Reciprocitetit është drejtësi e mohuar. Në vazhdimësi ka pasur iniciativa të bojkotohen produktet. Shteti i Serbisë po synon të kthehen. Sjellja e tyre ndaj Bosnjës dhe kërcënimet ndaj Kosovës dhe sjellja e Rusisë dhe me një dinamikë të koordinuar tregon se duhet të jemi më të vetëdijshëm. Ka humbur shija për produkte serbe. Nismat mund të merren dhe mu më keni nderuar dhe me të njëjtën frymë bashkëpunojmë me qeverinë që të shtyjmë misionin që kemi fituar në zgjedhjet e 14 shkurtit. Unë gjithë qytetarëve do tu bëjë ftesë të konsumojnë produkte të Kosovës”, deklaroi Kusari.
Vetiniciativa e qytetarëve përmes rrjeteve sociale, për të bojkotuar produktet serbe vazhdon të jetë shumë aktive, përmes publikimit të fotografive për produkte të ndryshme të Serbisë.