Një pjesëtar i grupit militant Shteti Islamik hodhi veten në erë në një lagje shiite të Kabulit, duke vrarë së paku nëntë veta, thanë zyrtarët afganë.
Në mesin e të vrarëve është edhe një polic.
Sulmi ndodhi në lagjen Dasht-e Barç.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Nusrat Rahimi, i tha Radios Evropa e Lirë se 18 veta po ashtu janë plagosur në sulm.
Shteti Islamik e mori përgjegjësinë përmes një deklarate të publikuar në një ueb-faqe të tij.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e dënoi sulmin, duke premtuar se ata që qëndrojnë prapa tij do gjenden dhe do të ndëshkohen.