Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që misioni i OSBE-së të ketë rol lehtësues në zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast, Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, njoftoj që roli i OSBE-së në zgjedhjet e parakohshme është e nevojshme si shkak i këshillave të qendrave të atyre komunave sikurse që ishte edhe në zgjedhjet e mëparshme.
“Një prezencë e OSBE-së në katër komunat veriore të Kosovës. Tani me që rast kemi zgjedhje të parakohshme u vendos që duhet të ketë përsëri një prezencë të tillë. Do të ishte mirë të jetë prezenca e tyre për shkak të këshillave të qendrave të tyre sikur edhe në votimet e kaluara”, ka thënë Daka.
Me shumicën e votave të anëtarëve u vendos që nesër të nënshkruhet marrëveshja me përfaqësues të BE-së për zgjedhjet e parakohshme
“Misioni vëzhgues i zgjedhjeve me përfaqësuesit e BE-së do të mbahet nesër”, njoftoj kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.