Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, u dënua me një vit burg për financime të paligjshme të fushatës së tij të dështuar për rizgjedhje në 2012-ën.
Kjo është hera e parë në kohët moderne të Francës që jepet një vendim i tillë për një kryetar shteti. Gjykatësi tha se Sarkozy mund ta vuajë dënimin në shtëpi, por do t’i vendoset një pajisje gjurmuese në këmbë.
“Nicolas Sarkozy ishte në dijeni të limitit për shpenzimet. Ai e dinte se nuk duhej tejkaluar”, tha gjykatësi, raporton A2news.
Ndërkohë, kjo është çështja e dytë kriminale që përfshin ish presidentin francez. Në Mars, Sarkozy u dënua me 3 vite burg, dy prej të cilave u pezulluan, për korrupsion dhe ndërhyrje në drejtësi. Megjithatë 66-vjeçari e ka apeluar këtë vendim.