Nevojitet të gjendet zgjidhje të problemit me emrin, ndërsa me një marrëveshje të ndershme, nuk do të ekzistojnë kurrfarë dyshime, thotë në bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, Nikos Merxias, shkrimtar, historian, gazetar grek, ish-këshilltar i disa kryeministrave grekë dhe ish-kryetar i “Shoqatës greke për studime maqedonase”.
“Nevojitet të gjendet zgjidhje. Saktë. Kjo duhet të përfundojë që në vitin 1992-1993. Atëherë bisedova unë me Gligorovin, ishim shumë afër. E dyta, duhet të stabilizohet edhe shteti juaj dhe shteti ynë. Për shkak se këto gjëra janë të lidhura mes vete. U them, Vardari mbërrin deri në Selanik, në rregull, ne njërën gjysmë e quajmë Aksios, por është lumi i njëjtë. Duhet të gjejmë zgjidhje dhe njëri popull të mos e lëndojë tjetrin popull. Posaçërisht më i fuqishme të mos e lëndojë më të dobëtin, por edhe më i dobëti të tregojë mirëkuptim, të tregojë miqësi të vërtetë. Unë jam i sigurt, jam i bindur, me marrëveshje të ndershme, për 20 vite nuk do të ekzistojnë kurrfarë dyshime”, shpjegon Merxos.
Merxos në periudhën e kaluar, përmes teksteve dhe fjalimeve në Greqi, bën thirrje që të zgjidhet problemi, ndërsa qëndrimi i tij përputhet me atë të qeverisë greke – marrëveshje me emër të përbërë.
“Zgjidhja duhet të jetë me emër të përbërë. Ne themi se Maqedonia është greke, unë jam maqedonas – grek, Borisov është maqedonas – grek. Ka hebrenj – maqedonas. Ju dëshironi monopol, vetëm identifikohuni siç dëshironi, por të dallohet njëri nga tjetri”, thotë Merxos në bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina.
Lidhur me atë se nëse emri duhet të jetë në gjuhën maqedonase, pa përkthim, sipas shkrimtarit grek do të ishte mirë të jetë ashtu, por nuk është diçka e detyrueshme.
“Mirë do të ishte të jetë në gjuhën tuaj. Por, nëse një vend i huaj, dëshiron ta përkthejë emrin për shembull North Macedonia, që do të bëjmë? Do ta padisim”, komenton Merxos.
Në mars të vitit 2016, rreth studentë maqedonas, së bashku me shtatë profesorë me qëllim të njohjes më të mirë, ndërtim të besimit dhe miqësisë, midis të rinjve, por edhe vendosje të bashkëpunimit midis bashkësive akademike, ishin për vizitë treditore në Selanik, me ftesë të organizatës joqeveritare “Shoqatë për studime maqedonase”, njeri i parë i të cilës, në të kaluarën, ishte pikërisht Merxos. Duke u përqendruar në vizitën treditore, ai thotë se ka qenë shumë e dobishme dhe ka dërguar mesazh miqësor drejt Greqisë.
“Ishte përvojë shumë e mirë. Sepse mesazhi nuk ishte drejt studentëve, mesazhi ishte drejt Greqisë, dhe për këtë kam shkruar edhe tani, kur dolën me flamuj. U them jemi fqinj, dëshironi – nuk dëshironi të jetojmë bashkë”, thotë gazetari dhe shkrimtari grek dhe potencoi se është e dobishme që më shpesh të mbahen takime të këtilla.
Ata për të cilët Merxos thotë se “dolën me flamuj”, në fakt janë demonstruesit që në Selanik dhe Athinë “mbronin emrin Maqedonia”, ndërsa të cilët Merxos, siç thotë për MIA-n, i fton që gjatë fundjavës të vijnë në Selanik që shetiten dhe të shohin se shumica janë turistë nga Maqedonia të cilët aspak nuk kanë për qëllim ta “lirojnë Selanikun”.
Sipas mediave në Greqi, Merxos ka qenë një prej organizatorëve të protestave për Maqedoninë në vitin 1992, 26 vite më vonë, nuk i mbështetën demonstratat në Selanik dhe Athinë dhe në mënyrë të vazhdueshme thotë, të njëjtën atë që e thotë edhe për MIA-n, se nevojitet të arrihet marrëveshje me emër të përbërë.
Para dy javëve, Nikos Merxos, në MPJ-në greke e promovoi librin e tij të ri “Çështja e Maqedonisë, ndërsa në promovimin, siç atëherë publikoi MIA, folën shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias, ish-zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Evangelos Venzielos dhe lideri i partisë Potami Stavros Teodorakis.