Merz: Mirënjohës ndaj Trump për shtyrjen e sulmeve ndaj Iranit

Prishtinë | 23 Mar 2026 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi se ka zhvilluar një bisedë me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, lidhur me tensionet dhe kërcënimet për sulme ndaj termocentraleve në Iran.

Gjatë një konference për shtyp në Berlin, Merz u shpreh se i kishte paraqitur shqetësimet e tij për përshkallëzimin e mundshëm të situatës.

“Jam mirënjohës që ai tha sot se po i shtyn ato për pesë ditë të tjera dhe tani po hap gjithashtu mundësinë për kontakt të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë me udhëheqjen iraniane”, tha Merz.

Të ngjashme