Mes duartrokitjesh dhe përqafimeve Spinazzola lë kampin e Italisë për të vazhduar trajtimin mjekësor

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtës i Kombëtares së Italisë, Leonardo Spinazzola, e ka përfunduar aventurën e tij në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Spinazzola u lëndua mbrëmë në ndeshjen që italianët e fituan ndaj Belgjikës me rezultat 2-1, ku u kualifikuan në gjysmëfinale.

Futbollisti italian ka pësuar një lëndim të rendë dhe do të mungoj për disa muaj.

Ai pasditen e së shtunës është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij dhe është larguar nga kampi i Italisë.

Spinazzola gjatë ndarjes me shokët e kombëtares dhe stafin pati shumë emocione.

Një respekt dhe dashuri e madhe në këtë ekip që po synon ta rikthej lavdinë në futbollin italian.

Kjo ka qenë një nga armët më të forta të Italisë në këtë Kampionat Evropian.


Të ngjashme