Mes lotësh, u rivarrosen dhjetë dëshmorët në Marinë të Skënderajt

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Në mes të emocioneve sot u rivarrosën një pjesë e dëshmorëve në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.

Kjo ishte një ceremoni mjaft pikëlluese jo vetëm për familjarët e dëshmorëve por edhe për të gjithë Drenicën.

Ceremonia u shoqërua edhe me praninë e përfaqësuesve komunalë të Skënderajt.

Kryetari Fadil Nura ka njoftuar për procesin e rivarrimit edhe në rrjetin social facebook.

Postimi i tij i plotë:

Ceremonia pikëlluese e rivarrimit të dhjetë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u bashkuar përfundimisht me shokët e tyre të luftës në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, dhe për t’u prehë paqësisht në rehatinë e tokës për të cilën flijuan jetën.
U qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Lavdi heronjve të lirisë!

Të ngjashme