Mesazhi emocionues i Samir Ujkanit (Foto)

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 10:54 | Nga

Samir Ujkani, kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, ka postuar një mesazh emocionues për Kosovën në Instagram.

“Unë, që u rrita në djepin tënd! Unë që të mbajta në zemër e me grusht shtrënguar. Unë që qesha e qava në rrugët e kurbetit me këngët e tua. Unë jam një kosovarë që bashkë me shokë do të të bëjmë krenarë. Bashkë me ty deri në frymën e fundit. Unë, biri yt, Kosovë !”, ka shkruar Ujkani.

Përfaqësuesja e Kosovës, e cila shkroi historinë duke luajtur ndeshjen e parë zyrtare, ka arritur që të barazoj me Finlandën (1:1), në ndeshjen e parë të Grupi I të eliminatoreve për Botërorin 2018 që mbahet në Rusi.

https://www.instagram.com/p/BJ_t8nNAhWY/?taken-by=samirujkani

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme