Mesazhi motivues i Kakas për Jesusin

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 15:58 | Nga

Ricardo Kakas i është treguar një foto e Gabriel Jesusit para katër viteve duke ngjyrosur rrugët. Dhe tani ai është sulmuesi kryesor i Brazilit në Kampionatin Botëror.

Gabriel Jesus ka marrë mesazhin e Kakas para ndeshjes Brazil – Belgjikë, e cila zhvillohet sonte për të siguruar një biletë në gjysmëfinale, transmeton Gazeta Express.

Mesazhi i Kakas përmes telefonit fillon kështu:

“Ç’kemi Gabriel, si shkojnë gjërat? Të kam thirrur për të uruar fat në ndeshjen e sotme.”

“Është e pabesueshme sa larg keni arritur, bravo të qoftë.”

“Më është treguar një foto e juaj në të cilën jeni duke i ngjyrosur rrugët para katër viteve, e tani rrugët po ngjyrosen me figurën tënde”.

“Mbaje mend këtë – ndeshja e sotme është e njëjtë si të tjerat. Imagjino sikur je duke luajtur futboll në rrugë kur ishe fëmijë. Luaj ashtu si ke luajtur gjithnjë: pa frikë. Vrapo, rritu, krijo. Asnjëherë mos u ndal. Asnjëherë”.

“Për aq sa e ke topin në këmbët e tua, po ashtu edhe bota do të jetë”.

“Shijoje”.

“Kaq ishte mik”.

“Përshëndetje nënë”, bënë shaka.

Këtë mesazh e ka inqizuar Jesus dhe e ka publikuar në rrjetet sociale. Vërehet gëzimi i tij për mesazhin që e ka marrë nga legjenda braziliane, Kaka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme