Ipeshkvia e Kosovës ka prezantuar Mesazhin e Paqes 2018 të Papa Françeskut. Tema e mesazhit që Papa Françesku sivjet i ka dërguar të gjithë botës është “Migrantët dhe Refugjatët: burra e gra në kërkim të paqes”.
Prezantimi është bërë në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës pranë Katedrales “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë, nga Don Viktor Sopi.
“Migrantët dhe refugjatët nuk sillen me duar të zbrazëta, ata sjellin thesarin e lartë të kulturës së tyre. Papa përqendrohet në katër pika për refugjatët, e ato janë: pranimi i tyre, mbrojtja, promovimi i tyre, mikpritja e tyre”
“Papa Françesku i është kthyer përsëri kësaj tematike dhe ky ka qenë njëri nga shqetësimet e tij. Papa porositi që të gjendet integrim për këtë shtresë të njerëzve sepse janë njerëzit më të munduar”.