Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tashmë po qëndron në Francë, ka çuar një selam të gjithë protestuesve dhe qytetarëve të tjerë të Kosovës, direkt nga Franca.
Haradinaj ka përshëndetur përzemërsisht të gjithë ata të cilët kanë marrë pjesë në këtë protestë, raporton Ekonomia Online.
“Të dashur qytetarë të Prishtinës, të Kosovës, të dashur shqiptarë kudo që jeni, të dashur protestues, shkoi kohë e gjatë duke u përpjekur për të drejtën tonë”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, ka thënë se edhe sot po e vazhdon po këtë rrugë.
“Ju jam mirënjohës nga zemra për krejt përkrahjen, nëse qëndrojmë në rrugën tonë, do ta fitojmë të drejtën tonë. Ju faleminderit shumë”, ka përfunduar ish-kryeministri.