Mesazhi i veçantë i Metës në ditën kundër punës së fëmijëve

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 09:13 | Nga

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë sot një apel të veçantë reflektimi në Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve.

‘Fëmijët tanë, janë e ardhmja jonë. Ata meritojnë një shoqëri që iu garanton të rriten të lumtur dhe në paqe’, shkruan Meta në Facebook.

‘Sot, në Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, kam një apel të veçantë, për të reflektuar dhe për t’u ndërgjegjësuar ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme.

Ende ka shumë fëmijë, që lypin në rrugë, punojnë në të zezë, jetojnë në kushte të papranueshme sociale e psikologjike, nuk arsimohen dhe janë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit.

Fëmijët tanë, janë e ardhmja jonë. Ata meritojnë një shoqëri që iu garanton të rriten të lumtur dhe në paqe.

Të tregojmë më shumë vëmendje ndaj fëmijëve, më shumë vendosmëri për të penguar këto fenomene negative, për të forcuar masat ligjore ndaj përgjegjësve dhe përfituesve të shfrytëzimit të tyre dhe për të krijuar kushtet sociale në ndihmë të familjeve të varfëra.

Jo punës së fëmijëve!

Jo dhunës, abuzimit, dhe shfrytëzimit të tyre!’, ka shkruar Meta në Facebook..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme