Mesetiq: ZPS nuk citon asnjë provë që LDK bojkotoi Qeverinë e Përkohshme për shkak të keqtrajtimit të pretenduar prej zotëri Thaçit apo dikujt tjetër

Prishtinë | 18 Shk 2026 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mesetiq ka hedhur poshtë edhe pretendimet e Zyrës së Prokurorisë së Specializuara se LDK kishte bojkotuar Qeverinë e Përkohshme për shkak të keqtrajtimit të pretenduar prej Thaçit apo dikujt tjetër, raporton Ekonomia Online.

Mesetiq thotë se ZPS mbi pretendimet që pati për këtë nuk i është referuar asnjë prove dhe asnjë qëndrimi të LDK-së.

“ZPS nuk citon asnjë provë që LDK bojkotoi Qeverinë e Përkohshme për shkak të keqtrajtimit të pretenduar prej zotëri Thaçit apo dikujt tjetër. Siç e thamë edhe javën tjetër, ZPS nuk i referohet asnjë prove të asaj kohe dhe asnjë qëndrimi të LDK-së dhe as të hënën nuk na dha asnjë informacion shtesë për këtë. Përkundrazi, ju keni prova të asaj kohe që LDK e ka bojkotuar Qeverinë e Përkohshme sepse nuk dëshironte të ndante njësoj vendet brenda qeverisë së përkohshme. Gjithashtu, LDK kishte qeverinë e vet paralele në të njëjtën kohë që ka funksionuar qeveria e përkohshme. Në fakt, ka refuzuar që të tërhiqet prej qeverisë paralele deri në shkurt të vitit 2000. Këtë e keni dëgjuar nga dëshmitarë. Kjo është arsyeja kryesore pse nuk iu bashkua Qeverisë së Përkohshme LDK-ja, jo abuzimi i pretenduar. Zoti Thaçi, në të vërtetë, ka qenë gjithëpërfshirës”, tha Mesetiq.

Të ngjashme