Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, përgjegjësi dhe dialog

Prishtinë | 05 Pri 2026 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Në Katedralen “Shën Nëna Tereze” është mbajtur mesha solemne me rastin e festës së Pashkëve.

Në fjalën e tij, Ipeshkvi Dodë Gjergji, përcolli mesazhin e dashurisë, paqes dhe ripërtëritjes shpirtërore.

Gjergji iu bëri thirrje besimtarëve dhe udhëheqësve politikë që të tregojnë përgjegjësi në ushtrimin e detyrave të tyre për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në vend.

“Ftojmë autoritetet politike që të jenë më të ndërgjegjshëm për kohën që jetojmë dhe më të përgjegjshëm për detyrat e tyre, që të mund të ndërtohet e ardhmja në dialog dhe respekt për të kaluarën. Lutemi që paqja të mbizotërojë në botë dhe të ndalohet sa më shpejt krisma e armëve”, theksoi Dodë Gjergji.

Kjo festë është më e rëndësishmja për besimtarët e krishterë.

Pashkët, simbolizojnë ringjalljen e Krishtit dhe përçon mesazhe shprese dhe po ashtu një jetë të re./klankosova

Të ngjashme