Veç në xhungël i pushtetshmi ka të drejtë gjithmonë. Por Kosova nuk është xhungël. Si nuk e keni kuptuar ende një gjë të tillë?
Kosova është shtet; ka ligje e kushtetutë, ka institucione dhe pushtete të ndara, të cilat e bëjnë Republikën tonë të suksesshme për qytetarët e saj dhe vendet mike.
Dikur, opinionet, vendimet dhe interpretimet e kësaj gjykate iu pëlqenin, e besa edhe i kremtonit. E sot po i luftoni për të vetmin motiv: t’i kapni krejt e me ka krejt dhe t’i mbuloni dështimet tuaja qeverisëse.
Çfarë faji ka Gjykata Kushtetuese për dështimin tuaj të plotë në qeverisje?
Askush nuk ka faj për paaftësinë tuaj të thellë!
(Autori është deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës)