Kryetarja e Këshillit të Nxënësve të Kosovës, Agnesa Qerkini, ka bërë një reagim publik në lidhje me grevën e nisur sot nga mësimdhënësit.
Qerkini ka shtjelluar gjatë disa nga arsyet që sipas tyre, mësimdhënësit do duhej të kërkonin pagë më të lartë – duke mos harruar dhe çështjen e rezultateve të PISA-s, në të cilën garë Kosova rënditej dobët, njofton Klan Kosova.
Sektori i Arsimit duke përfshirë edhe Universitet kanë nisur sot grevë të përgjithshme duke kërkuar përmirësim të ligjit për pagat.
Për më shumë ja reagimi i plotë i kryetares së Këshillit të Nxënësve të Kosovës të cilin e ka bërë përmes llogarisë së saj në facebook:
”Kur ti, i ndale kurset private dhe ne vend te tyre ofron ore plotesuese(sipas ligjit)- meriton page me te larte;
– Kur ti, e ligjeron lenden qe njeh dhe e dine, e jo ate qe te duhet per mbushje te oreve (per page)- meriton page me te larte;
– Kur ti, te gjithe nxenesit i trajton te barabarte, kur nje rome nuk e ule ne fund te klases, kur nje vajze i tregon qe eshte e barabarte me nje djale, kur nje te varfer nuk e trajton keq pse nuk te ka ble dhurate per 7 Mars- meriton page me te larte;
– Kur ti, i vlereson nxenesit per dije dhe jo per sjellje- meriton page me te larte;
– Kur ti, je edhe pedagog- meriton page me te larte;
– Kur ti, nuk i ofendon nxenesit me fjale si budall/ice, hajvan, idot/e pse te ka ik rendi dhe qetesia ne klase, meriton page ma te larte;
– Kur ti, perdor metoda kreative e alternative per praktike kur shkolla nuk ka mjete- meriton page me te larte;
– Kur ti, dine qysh me perdor kompjuterin e me ligjeru mire anglishten(per mesimdhenesit e ketyre lendeve)- meriton page me te larte;
– Kur ti, e luan rolin tend si duhet ne administrim te testit te matures- meriton page me te larte;
– Kur ti, nuk dikton po pajisesh me materiale shtese (printon) edhe pse te mungojne tekstet- meriton page me te larte;
– Kur ti, perditesohesh e nuk ligjeron statistika te gabuara- meriton page me te larte;
– Kur ti, pranon kritikat e nxenesve e nuk i ndeshkon me note per inat- meriton page me te larte;
– Kur ti, pranon te testohesh- meriton page me te larte;
– Kur ti, nuk ushtron dhune ndaj nxenesve- meriton page me te larte;
– Kur ti, nuk pranon te korruptohesh per te vene nota me te larta- meriton page me te larte;
– Kur ti, nuk pranon te hysh ne pune vec pse e njeh Drejtorin/en e DKA-se apo dike ne Qeveri- meriton page me te larte;
-Kur ti, i proteston padrejtesite dhe te intereson mireqenja e nxenesit para interesit tend personal- meriton page me te larte.
E per ta mbylle, kur te kemi rezultate me te mira ne PISA (pa marre parasysh mangesive qe i ka), ti meriton page me te larte.
Tash, jepi punes, nxenesit kane nevoje per ty, kane nevoje per arsimim!”