Mësimet e Ibrahim Rugovës janë të vlefshme për secilën kohë, sidomos për kohë të trazuara e vende të egra si Ballkani.
Rugova nuk zgjohej me epshin e përçmimit kundër tjetrit, fliste për shpirtin tolerant të shqiptarëve, respektonte kundërshtarët, nuk urrente as armiqtë, sepse ishte europian i vërtetë.
Ai fliste me ndjesi të thella njerëzore sepse kishte një filozofi ndërtuese dhe jo rrënuese, siç kanë shumica e tutkunave të Ballkanit.
Ja çka thoshte ai:
“Une kam një filozofi. Me pëlqen shume që të krijoj lidhje, miqësi, ndryshe nga të tjerët këtu në Ballkan, që vetëm akuzojnë.”
Ky ishte postulat i punës së tij dhe filozofia që shpëtoi Kosovën.
Sot, meqë e kemi bjerrë këtë rrugë dhe jemi kthyer në mendësi të përçudnuar ballkanike, jemi në pozicion shumë të vështirë – ne dhe historia jonë.
Jemi duke u tharë dhe jemi duke zhvleftësuar vetëveten.
Sepse është punuar qe dy dekada të delegjitimohet gjithçka dhe këtë betejë të përdalë kundër vetvetes e kemi zhvilluar në Prishtinë, dhe mjerisht, koontribut të madh ka dhënë pushteti i sotëm bashkë me një tufë urrejtje-nxitësish të cilët njëzet vjet rresht krejt çka kanë bërë është – kanë akuzuar.