Një fjalosje me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për transferimin e mundshëm të Eden Hazardit dhe David de Gea, ka luajtur rol në dorëheqjen e Zinedine Zidane, sipas Sun.
Francezi njoftoi për largimin e tij tronditës pak ditë pasi ia fitoi Madridit titullin e tretë më radhë në Ligën e Kampionëve, duke i lënë shumë persona gojëhapur, transmeton Gazeta Express.
Gazeta britanike raporton se një faktor kyç ka qenë një fjalosje me Perezin, i cili nuk është pajtuar me dëshirën e Zidane për ta transferuar Eden Hazardin nga Chelsea.
Ndërkohë, gjithmonë sipas Sun, francezi nuk është pajtuar me këmbënguljen e vazhdueshme të Perezit për ta blerë portierin e Manchester United, David De Gea.