Mësohet arsyeja e rrahjes: Familjarët e zënë kryefamiljarin me të dashur – atë e bëjnë për spital

Prishtinë | 18 Sht 2021 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Dy personat të cilët rrahën brutalisht një vajzë në Pejë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Burimet për IndeksOnline thonë se familjarët e kanë zënë kryefamiljarin e tyre me të dashur.

Për këtë arsyeje, dy persona, një grua dhe një burrë, shihet duke e rrahuar një vajzë të re në rrugë.

Gazeta po ashtu mëson se personat në video janë arrestuar nga Policia e Kosovës të cilët arritën në kohë në vendin e ngjarjes.

Ndonëse ende nuk dihet arsyeja e kësaj rrahje, nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës thanë se rasti deri në këto momente nuk është raportuar në Polici.

“Nuk ka ndonjë informacion për këtë rast, deri tani nuk është raportuar asgjë”, tha zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova.

Të ngjashme