Gjermania nuk arriti të kalojë përtej fazës me grupe në “Rusi 2018”, për herë të parë në histori, dhe së fundmi është zbuluar se nuk është mungesa e fatit por ka pasur gabime jashtë fushe.
Futbollistëve të Gjermanisë u ka munguar përqendrimi, brenda dhe jashtë fushës së lojës, pasi sipas asaj që shkruan “Bild”, futbollistët e Gjermanisë luanin “play station” deri në agim, transmeton albeu.
Kur e kuptuan Bierhoff dhe Loë urdhëruan edhe shkëputjen e internetit, për të mos luajtur “FIFA 2018” apo “Call of Duty”, por ishte shumë vonë.
“Ishin disa fëmijë me pushime në Rusi, si kurrë në të kaluarën e kombëtares tonë,” – shtonte gazeta “Welt”.